Suhbi Jakupi: Shqiptarët kanë humbur 5 deputetë, shkaku i dallimit

Suhbi Jakupi: Shqiptarët kanë humbur 5 deputetë, shkaku i dallimit

- in LAJME
40

13

Zëvendëskryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi, duke përkrahur idenë e rregullimit të trupit votues mund të bëhet nga Njësia 6 me Njësinë 1 dhe 4, flet edhe për mundësinë e heqjes së pragut elektoral prej 5%.
Por sipas tij, për këtë duhet të merren vesh partitë politike. Ai pranon faktin se shqiptarët kanë humbur deri në 5 deputetë shkaku i dallimit me mijëra votues mes njësive zgjedhore. “Natyrisht nuk është e thënë që vetëm në njësinë 5 të kalohet trupi votues, kur mund të bëhet edhe me njësinë 4 dhe 1.

Për këtë duhet të merren vesh partitë politike përmes përfaqësuesve të vetë në grupet punuese në Ministrinë e Drejtësisë. Normalisht Ministria e Drejtësisë neve si KSZH na e kërkon Listën e re të votuesve për të gjashtë njësitë zgjedhore. Edhe nëse nuk na e kërkojnë neve jemi të obliguar zyrtarisht t’ua dërgojmë.

Mirëpo, realisht duhet të mendohet në heqjen e pragut 5 % që të kthehet në 3%, i cili propozim ka qenë temë e diskutimeve më herët. Neve kemi humbur deri në 4 apo 5 deputetë për shkak se në disa zgjedhje të parakohshme nuk është bërë balancimi i njësive zgjedhore me trup votues ku kemi numrin deri në 20 mijë votues të dallimit mes tyre, transmeton Almakos.

Në këtë aspekt duhet të insistohet nga partitë politike shqiptare që kjo temë të jetë njëra ndër kryesoret gjatë bisedave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe pastrimin e Listës zgjedhore”, thotë për “KOHA” nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi./

Facebook Comments